Industria e Mishit ‘EcoProdukt XheR’ SH.P.K

per-ne

Industria e Mishit ‘EcoProdukt XheR’ SH.P.K,  me seli ne Gjilan, e cila ka trashëguar personelin e Industrisë së Mishit ‘LGB Velekincë’-Gjilan, ka nisur aktivitetin e saj në vitin  2012 dhe brenda një kohe të shkurtër është bërë ndër  prodhuesit më të fuqishëm të artikujve ushqimorë shumë cilësor në tregun e vendit.

Duke pasur si qëllim parësor cilësinë e prodhimit dhe ruajtjen e shëndetit të popullatës, me një staf menaxhues të specializuar dhe personel me përvojë mbi 20 vjeçare,  ‘EcoProdukt’ ka arritur që shumë shpejt të dominoj në tregun kosovar dhe të tërheqë  një klientelë që dëshiron të konsumojë produkte të kualitetit të lartë e të freskët.

Bashkëpunimi me kompani të njohura kombëtare e ndërkombëtare, importimi prej tyre i produkteve sa më cilësore dhe plasimi i mirëfilltë i tyre në treg, kanë bërë që kompania jonë të rrisë kualitetin dhe kapacitetin e prodhimit e ta shumëfishoj atë.  Kompania ka për qëllim rritjen e kapaciteteve prodhuese, rritjen e numrit të të punësuarve e gjithashtu  modernizimin  e teknologjisë.

‘EcoProdukt’ është kompani serioze me baza të shëndosha financiare. Që nga themelimi e deri më sot asnjëherë nuk ka qenë e kredituar e as e financuar nga ndonjë bankë ose organizatë.

Duke pasur gjithmonë si prioritet shëndetin e konsumatorëve, me një angazhim maksimal të stafit punues e të teknologut ushqimor, kompania jonë plason në treg produkte që janë të paketuara në mënyrën e duhur, e të kontrolluara nga të gjitha strukturat përcjellëse: veterinaria, inspektorati sanitar, Instituti i Shëndetit Publik, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, gjë që  ndikon në parandalimin nga ndonjë parregullsi e mundshme.

Që nga fillimi i punës jemi tatimpagues të rregullt dhe besojmë se me këtë  do t`i kontribuojmë sadopak rritjes së buxhetit të Republikës së Kosovës.